Ky raport ka për qëllim informimin e Institucioneve shkollore për pjesëmarrjen e nxënësve të komunës sonë në garën republikane të Fizikës, të mbajtura në Prishtinë, si dhe për rezultatet e arritura dhe vlerësimin e përgjithshëm të përfaqësimit.
Në Garat Republikane të Fizikës morën pjesë nxënës të përzgjedhur nga shkollat e Komunës sonë, të cilët u kualifikuan pas rezultateve të shkëlqyera në garat paraprake shkollore dhe komunale. Nxënësit përfaqësuan komunën tonë me seriozitet, disiplinë dhe përgatitje të lartë. Garat u zhvilluan në kushte të rregullta organizative, me pjesëmarrjen e nxënësve më të mirë nga të gjitha komunat e Republikës, duke e bërë konkurrencën tejet të fortë dhe cilësore.
Nxënësit e Komunës sonë arritën rezultate të mira dhe të kënaqshme, duke u renditur denjësisht në mesin e pjesëmarrësve nga mbarë vendi. Performanca e tyre dëshmoi nivel të mirë njohurish teorike, aftësi të theksuara në zgjidhjen e problemeve dhe përgatitje serioze për gara të nivelit të lartë. Disa nga nxënësit u dalluan veçanërisht për rezultatet e tyre, duke u renditur në mesin e pesëshes së parë dhe duke e ngritur imazhin e Komunës sonë në nivel republikan.
Në gara morën pjesë mbi 300 nxënës nga e gjithë Kosova, nxënësit e komunës sonë ne dhjete vendet e para treguan këto rezultate:
Bleron Berisha gjimnazi „Jeta e Re“
Klasa XII, Vendi 5
Pikët: 80
Stina Berisha „Destan Bajraktari“
Klasa IX, Vendi 5
Pikët: 45
Drion Kafexholli „Jeta e Re“
Klasa XI, Vendi 9
Pikët: 35
Majlinda Rrafshi „Sadri Duhla“
Klasa VIII, Vendi 10
Pikët 46
Vlera Veselaj „Destan Bajraktari“
Klasa IX, Vendi 10
Pikët 32
Drejtori i DKA-së Z.Remzi Bajselmani i përgëzoi nxënësit për rezultatet e arritura në garën republikane duke u shprehur se suksesi i nxenesve tanë është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe përfaqësimit dinjitoz të komunës sonë.Të gjithë pjesëmarrësve u dëshiron suksese edhe më të mëdha në sfidat e ardhshme