Sot, nënkryetarja e Komunës znj.Arta Gashi priti në takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët u zhvillua një takim i ngrohtë dhe shumë përmbajtjesor.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm ndërmjet Komunës dhe qytetit Fellbach, një partneritet i rëndësishëm që ndër vite ka sjellë kontribute të çmuara për zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Po ashtu, u bisedua edhe për mundësitë e vendosjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit me qytetin Meissen, i njohur për historinë dhe kulturën e tij të veçantë, si dhe për projekte të mundshme të përbashkëta në të ardhmen.
Nga ky takim u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet qyteteve partnere dhe vazhdimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në dobi të zhvillimit lokal dhe komunitetit.