Drejtoria Komunale e Arsimit njofton se në komunën e Suharekës është mbajtur me sukses Olimpiada e Kimisë, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mesme të larta të komunës.
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të rregullt, korrekte dhe konkurruese, duke reflektuar përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe promovimin e dijes shkencore.Gara është zhvilluar në përputhje të plotë me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, duke siguruar një proces transparent, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.
Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani shprehu mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës, mësimdhënësit drejtorët e shkollave dhe organizatatorët për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të kësaj olimpiade.
Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, me dëshirën për suksese të mëtejshme në garat në nivel republikan.