Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Suharekës, Komunës së Prizrenit, Komunës së Dragashit dhe Komunës së Mamushës, me mbështetjen dhe koordinimin e OSBE-së, për financimin e Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren.
Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të mbështetjes institucionale për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.
Përmes këtij bashkëpunimi ndërkomunal, komunat partnere rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.