Sot u mbajt mbledhja e gjashtë (6)e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në të cilën u shqyrtuan pikat e parapara të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për Komunën e Suharekës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen interes i përgjithshëm publik të pronave private;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përcaktimin e vlerës së bonus banimit;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
7. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2025;
8. Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Anëtarët e komitetit diskutuan dhe dhanë rekomandimet e tyre lidhur me pikat e rendit të ditës, të cilat do t’i procedohen Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim.