Sot janë pranuar pajisjet e blera për nevojat e ndërmarrjes publike lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të shërbimeve.
Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen më të mirë të qytetit dhe fshatrave, duke rritur efikasitetin e punës dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Komuna mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike dhe krijimin e një ambienti më të pastër, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.