THIRRJE PËR APLIKIM
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Suharekës njofton të gjithë fermerët se, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2026, vazhdon mbështetja financiare për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
SKEMAT E MBËSHTETJES
Qumësht për litër: Mbështetje sipas kategorive të cilësisë.
Viça për majmëri: Subvencionim për krerë.
Zogj për majmëri (brojlerë): Mbështetje për sasi.
Grurë i dorëzuar: Subvencionim shtesë për sasinë e dorëzuar në kilogram.
AFATI I FUNDIT: Thirrja është e hapur deri më 03.09.2026