Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave në Komunën e Suharekës, u mbajt takimi me banorët e fshatit Gjinoc.
Me këtë rast, u zgjodh Këshilli i Fshatit me këtë përbërje:
• Kryetar: Salih Sallahu
• Nënkryetar: Sadri Asllanaj
• Sekretar: Fisnik Haziraj
• Anëtarë: Sherif Sallahu dhe Shpejtim Zeqiri
Komuna e Suharekës falënderon banorët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces, i cili synon forcimin e bashkëpunimit dhe përfaqësimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në raport me institucionet komunale.
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve do të vazhdojë edhe në fshatrat e tjera të Komunës