Bali Muharremaj ka lindur më 22 shkurt 1964 në Gjinoc – Suharekë
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje gjatë viteve 1971 – 1979.
U regjistrua në Shkollen e Mesme “Jeta e Re” në Suharekë në vitin 1979 – 1983.
Ka përfunduar Studimet në Universitetin e Beogradit – Fakulteti Ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes 1985 – 1989. Gjatë kohës studimore ka punuar në fabrikën e gomave
“IGK BALLKAN” – Suharekë.
Gjatë viteve 1990 – 1993 ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Jeta e Re” në Suharekë, kurse në vitin 1995-1997 ushtroi funksionin si Drejtor i kompanis “Aliu” Gjinoc-Suharekë.
Në vitin 1998-1999 ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK, Zv. Komandant i Brigadës 123. Pas përfundimit të luftës Muharremaj ishte Nënkryetar i Komunës -Suharekë 1999-2000.
Prej vitit 2001 – 2005 ishte Drejtor Regjional për Siguri Civile dhe Gadishmëri Emergjente -Prizren.
Në vitet 2009 – 2010 punoi në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) – Drejtor për Azil dhe Migracion, po ashtu gjate vitit 2010-2011 Muharremaj ishte Nënkryetar i Komunës – Suharekë.
Prej viteve 2011-2017 ishte Deputet në Parlamentin e Kosovës në grupin parlamentar
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës.
Përveq gjuhës amtare shqipe, ai flet atë serbo-kroate, maqedonase dhe ka njohuri në gjuhën gjermane.
PLANI I PUNËS TË KRYETARIT 2019 PLANI I PUNËS TË KRYETARIT 2020 Plani i veprimit per zbatimin e rekomandimeve te ZKA-se Plani-i-punes-2022