Drejtori i Zyrës rajonale të OSBE-së, z. George Katcharava, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, takim ky që ishte i llojit informues mes dy palësh. Zyrtari i OSBE-së, ka fol për projektet që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës dhe për bashkëpunimin që ky mission ka me Komunën e Suharekës, si dhe për memorandumin e mirëkuptimit që është nënshkruar vitin e kaluar mes OSBE-së dhe Komunës. Ai ka bërë të ditur se në kuadër të vizitave që po ia bënë Komunave të Kosovës, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jan Braathu,së shpejti do të vizitojë edhe Komunën e Suharekës. Ndërsa kryetari Muharremaj, ka falenderuar OSBE-në për krejt çka ka bërë seri tash dhe ka shpreh gadishmërinë që të bashkëpunojë edhe me tej në të gjitha fushat.