Anëtarët e KPF –së ( Komitetit për Politikë dhe Financa ) të Kuvendit Komunal të Suharekës, kanë mbajtur sot takimin e tretë të radhës për këtë vit. Ata gjatë kësaj mbledhje kanë diskutuar për këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim aftë shkurtër të pronës publike; Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike; Shqyrtimi i projekte vendimit për shpalljen e përgjithshëm të interesit publikë; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e taksës administrative për leje të ndërtimit; Shqyrtimi i projekte vendimit për caktimin e ditës për pastrimin e ambienti në territorin e Komunës së Suharekës; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit zhvillimor i Arsimit për Komunën e Suharekës, për periudhën 2019-2023 dhe me kërkesë të Nexhat Ramadanit (LDK) u shtua edhe një pikë e rendit të ditës, nxjerrja e një deklarate për rastet e fundit të ndodhura në Komunën tonë.
Anëtarët e KPF –së, të gjitha pikat i kanë votuar unanimisht dhe i kanë propozuar që të dalin para anëtarëve të kuvendit në mbledhjen e radhës.