Znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, sot ka mbajtur takimin e rregullt javor të Këshillit të drejtorëve komunal ku u raportua dhe u diskutua për punët që janë kryer gjatë javës që lamë pas. Në këtë takim u tha se çdo gjë është gati për kremten e 17 shkurtit – Ditës së shpalljës së Pavarësisë së vendit. Pastaj nga drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, u tha se në thirrjet për aplikim të kësaj drejtorie për 5 projekte, kanë bërë kërkesa 360 fermerë, ndërkohë që ka fundi I javës pritet të përfundojnë afatet për aplikim. Gjatë takimit nënkryetarja Suka, ka dhënë dhe detyra e obligime tjera për drejtorët që ti kryejnë gjatë ditëve në vijim.