Në 21 vjetorin e rënjës për lirinë e vendit, Suhareka me rrethinë dhe Samadraxha, sot përkujtojnë martirët që u vranë e u masakruan nga dora barabare sërbe. Kryetari Muharremaj, në llogrinë e tij private në fcb, lidhur me këtë datë, shkruan;
“Sot përkujtojmë martirët e rënë për lirinë e vendit në Komunën e Suharekës.
Janë qindra të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe në fshatra të ndryshme, e në mesin e tyre edhe anëtarët e familjeve Berisha nga Suhareka të vrarë e të masakruar me 26.03.1999.
Në mesin e të vrarëve ishin fëmijë, gra, të moshuar, e të pafajshëm nga mosha të ndryshme.
Ne duhet ta mësojmë gjeneratën e re, se dikur popullit tonë i mungonte liria. Ai përjetoi metodat më të rënda të një pushtimi të hekurt, i cili kishte si synim zhdukjen e popullit shqiptar.
Sot megjithëse të mbyllur nga një situate e re, ne nuk e harrojmë të kaluarën tonë.
Ajo mbetet thellë në shpirtin dhe kujtesën tonë.
Ajo është e lavdishme !”
“Sot përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e rënë nga Samadraxha.
Respekti ndaj dëshmorëve nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë. Andaj nderimi ndaj tyre na takon të gjithëve.
LAVDI DËSHMORËVE DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI !”