Planifikimi i buxhetit komunal për vitin 2021, sot u diskutua para përfaqësuesve të bizneseve nga Komuna e Suharekës, ku u prezantua buxheti i planifikuar dhe Lista e projekteve të planifikuara për vitin 2021. Kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ka fol edhe rreth rëndësisë së këtij takimi për të planifikuar sa më mirë investimet dhe realizimin e projekteve. Ai vëmendje më të madhe i ka dhënë dy Qendrave ekonomike që ka Komuna, si dhe përmirësimit të kushteve në këto Zona ekonomike. Nga të pranishmit u parashtruan pyetje dhe u shfaqën kërkesa të ndryshme rreth investimeve nëpër mjediset nga ata vijnë, për të cilat kryetari dhe stafi i tij kanë dhënë përgjigje. Nesër po në të njëjtën kohë pra në ora 13 do të mbahet diskutim publik me gra për buxhetin e planifikuar për vitin 2021.