Komuna e Suharekës, për dallim nga Komunat tjera ka shumë vite që mban takimin e rregullt të koordinimit lokal për siguri. Ky takim mbahet në çdo dy javë ku analizohet gjendja e sigurisë në Komunë dhe flitet për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave.Në takimin e që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave, me theks të veqant për aktivitetin që tashmë është aktual: Tetori – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Të takim u fol edhe për aktivitetet tjera, cilat janë publikuar gjatë dy jave të kaluara. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar zv.komandanti i stracionit policor në Suharekë Bashkim Gashi, toger, i cili pasi e ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 11 aksidente në trafik, 3 lëndime trupore, 1 lëndim aksidental , 2 kanosje, 4 dëmtim prone, 1 shpërdorim i pasurisë së huaj, 5 vjedhje 1 shtytje inç i pautorizuar, 3 raste dhunë familjare, 1 mashtrim dhe 1 rast përson i zhdukur. Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 618 tiketa për kundervajtje dhe 16 urdhëresa të realizuara.