Ky memorandum ka për qillim te vendosë bazat për bashkëpunim në fushën e planifikimit hapësiror, arkitekturës dhe zhvillimit urban të qëndrueshëm në Komunën e Suharekës, duke shfrytëzuar ekspertizën e OARK-së dhe vullnetit të Komunës së Suharekës për të siguruar zbatimin e praktikave më te mira ne këto fusha:
* Hartimin e planeve strategjike, multidisiplinare e gjithpërfshires Komunale,
* Organizimin dhe zhvillimin e konkurseve profesionale për projektim arkitektonik dhe urban;
* Hartimi i kritereve profesionale per projektet dhe konkurset publike;
* Promovimin e transparences, profesionalizmit dhe cilësisë në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit në Komunën e Suharekës si dhe zbatimi i standardeve etike në proceset urbane;
* Ofrimit të asistencës dhe ekspertizës profesionale sipas nevojës.
* Zhvillimin e projekteve të perbashkëta që synojnë permirësimin e infrastrukturës publike dhe cilësisë së jetesës në Komunën e Suharekës.