Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të nëntën për vitin 2025, në të cilën janë shqyrtuar dhe diskutuar këto pika të rendit të dites:
1. Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
3. Shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e të hyrave dhe të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2026;
4. Shqyrtimin e raportit të punës për periudhën 2022-2025.
Vendimet e diskutuara në këtë mbledhje do të procedohen për miratim në Asamblenë Komunale të Suharekës.