Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, ku është analizuar aktiviteti dhe puna e ekzekutivit për javën që shkoi. Drejtorët komunal kanë raportuar për punët që janë kryer si nga drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u tha se të gjitha ambulancat nëpër fshatra janë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve, ndërsa nga drejtoria e Bujqësisë u bë e ditur se janë mbajtur dy takime me fermerë dhe u fol për serrat dhe shtallat që do të jepën për vitin 2019. Në drejtorinë për Kulturë u tha se po punohet për fillimin e projekteve që kanë të bëjnë me renovimin e të gjitha lapidarëve të dëshmorëve kudo që janë, ku fillimisht do të shikohet si është gjendja momentale e tyre pastaj të intervenohet në rregullimin e ambientit përreth dhe të lapidareve e monumenteve. U fol edhe për aktivitetet që do të organizohen për nder të ditës së shpalljes së Pavarësisë 17 shkurtit.