Anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politikë e Financa) në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;2. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për transportin rrugor në territorin e Komunës së Suharekës;3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike;4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit vjetor të punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën janar-dhjetor për vitin 2019;5. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Suharekës për vitin 2017; 6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Komunës për vitin 2017. Pas diskutimeve dhe sqarimeve që u dhanë të gjitha pikat janë votuar për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e ardhshme për miratim.