Bazuar në të dhënat e shkollave, 564maturantë kane paraqit Provimin e matures permes platformes e-kosova dhe pritet t`i nënshtrohen Provimit të Maturës shtetërore 2025, me datë 21.06.2025 duke filluar në ora 10.00
Testi është planifikuar të mbahet në 4 objekte shkollore përkatësisht në 6 qendra te testimit, ( qendra 1- gjimnazi “ Jeta e re”, qendra 2-SHFMU “7 Marsi” , qendra 3 dhe 4 ne IAAP “ Skender Luarasi” dhe qendra 5 dhe 6 në IAAP “ Abdyl Ramaj”)
Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit të Maturës shtetërore duke pergatitur Qendrat testuese , caktimin e komisioneve, mbikqyrësve dhe administruesve. Janë shpërndarë udhëzuesit për komisione, administrues dhe nxënës për obligimet dhe detyrat në ditën e testimit Drejtori i Drejtorisë së Arsimit-Suharekë, Remzi Bajselmani, duke uruar që maturantët të përqëndrohen dhe të besojnë në njohuritë e tyre, u deshiron suksese Provimin shtetëror të Maturës .