Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i përbërë nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale, të cilët do të udhëheqin sektorët kyç të administratës komunale.
Kabineti i ri ka për qëllim rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Përbërja e kabinetit të ri është si vijon:
• Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës
• Kymete Bajraktari – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
• Gent Gashi – Drejtor i Inspekcionit
• Erza Ramadani – Drejtoreshë e Ekonomisë Buxhet dhe Financave
• Liridon Jollxhiu – Drejtor i Administratës
• Armend Krasniqi – Drejtor i Bujqësisë, Zhvillim Rural dhe Pylltari
• Remzi Bajselmani – Drejtor i Arsimit
• Amir Hoxha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjenca
• Donjete Kabashi – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatë
• Mensur Selimaj – Drejtor për Sherbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër
• Visar Kuqi – Drejtor i Urbanizmit Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit
Kryetari Muharremaj u uroi suksese anëtarëve të kabinetit, duke theksuar përkushtimin për punë profesionale, transparente dhe në shërbim të interesit publik.