Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave të kaluara në Komunë, ku ka numruar të gjitha aktivitetet që janë të publikuara në rrjetet sociale dhe në web faqen zyrtare të Komunës. Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar Shefi i Operativës në Stacionin policor në Suharekë, toger Bashkim Gashi i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan. Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: mashtrim 1, aksident trafiku 9, lëndim i lehtë trupor 1, vrasje e rëndë 1, vdekje e dyshimtë 1, kanosje 1, fallsifikim i parasë 1, person i zhdukur 1, vjedhje 1, dhunë familjare 1, sulm 1, dëmtim i pronës heqje e paisjeve mbrojtëse dhe rrezik në rrugë 1.