Anëtarët e KK-së (Komitetit për Komunitete), sot kanë mbajtur takimin e shtatë për këtë vit, ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2024, të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A.;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për bartjen e THV 2023 dhe THV 2024 të pa shpenzuara gjatë vitit fiskal 2024 të barten për shpenzim në vitin fiskal 2025;
4. Të ndryshme;
Për të gjitha pikat u diskutua dhe u dhanë sqarime, kurse më pas u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjën e radhës të Asamblesë Komunale.