Në sallën e Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit z. Bexhet Kuçi priti në një takim të veçantë nxënësit e klasave të pesta të SHFMU “7 Marsi”.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit ua prezantoi nxënësve punën dhe funksionimin e Kuvendit Komunal, duke u shpjeguar rolin dhe përgjegjësitë që ka ky institucion. Nxënësit patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me mënyrën se si zhvillohet puna në Kuvend.
Kryesuesi i inkurajoi nxënësit që të mësojnë me përkushtim dhe të jenë aktivë në shoqëri, pasi ata janë e ardhmja e vendit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe bashkëbiseduese, ku nxënësit u ndanë të kënaqur me këtë vizitë dhe me njohuritë që morën rreth punës së Kuvendit Komunal.