Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në rend dite ishin:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Siguria e përgjithshme në trafik;
Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje;
Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike lidhur me përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit të dimrit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët.