Në Ambulansën e Mjeksisë Familjare të fshatit Dobërdelan, nga sot do të ketë edhe shërbime të mjeksisë familjare. Për këto shërbime do të kujdeset doktoresha Dalina Lumi, si dhe Infermierja Liridona Balaj. Sigurimi i një mjeke të mjeksisë familjare në Dobërdelan është edhe një prej premtimeve që kryetari Muharremaj e ka bërë për përmirsimin e shërbimeve mjeksore ndaj qytetarëve. Këtë AMF, sot e ka vizituar Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në Suharekë, znj. Besa Kuqi e cila ka uruar punëtorët shendetësor për punën e bërë.