Nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren: drejtorin Jahir Krasniqi, infermieren Aferdita Kajdomçaj dhe këshilltarin psikosocial Agim Bytyqi.
Nga QKMF e Suharekës mori pjesë edhe kryeinfermierja Mimoza Bajraktari, e cila ishte edhe inicuesja e këtij takimi.Nga QKMF e Suharekës mori pjesë edhe kryeinfermierja Mimoza Bajraktari, e cila ishte edhe inicuesja e këtij takimi.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit institucional për trajtimin e rasteve të shëndetit mendor në Komunën e Suharekës, me theks të veçantë tek rastet që kërkojnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme.
Komuna e Suharekës mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në krijimin e një sistemi më gjithëpërfshirës për qytetarët që kanë nevojë për kujdes në fushën e shëndetit mendor.