Gjendja e pandemisë, po vazhdon edhe më tutje dhe me te po vazhdojnë edhe ndihmat nga kompanitë private dhe qytetarët që janë në diasporë dhe ata që jetojnë këtu. Sot Osman Reshani nga fshati Grejçevc i cili jeton e punon në Stuttgart – Gjermani, ka dhuruar donacion 550 euro për pako ushqimore, të cilat do tu jepen familjeve që kanë nevojë. Kryetari Muharremaj, ka falenderuar dhuruesin e mjeteve:
“Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.”