Në kuadër të planit të punës për vitin 2025, Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, organizoi një takim të rëndësishëm me akterët lokalë të sportit, sigurisë dhe institucioneve relevante.
Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport, si dhe promovimin e një mjedisi sportiv të sigurt, pozitiv dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit.
Së bashku për sport pa dhunë dhe dukuri negative!
