Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bexhet Kuqi, sot është mbajtur takim me shefat e grupeve të asamblesë dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në kuadër të këtij takimi u prezantua projekt-buxheti i vitit 2026, ku u diskutuan në detaje prioritetet buxhetore dhe planifikimet e investimeve për vitin e ardhshëm. Diskutimet u përqendruan në sigurimin e një buxheti gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili adreson nevojat e qytetarëve dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Ky projekt-buxhet do të dorëzohet për shqyrtim dhe miratim në Asamblenë Komunale, ku pritet të marrë formën përfundimtare pas debatit dhe vendimmarrjes së përfaqësuesve të zgjedhur.