Në Komunën e Suharekës u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF) për vitin 2026. Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale, Agjensia për ndihmë juridike falas, përfaqësues nga sektori i shëndetësisë, arsimit, si dhe institucione dhe akterë të tjerë relevantë që janë pjesë e këtij mekanizmi.
Gjatë mbledhjes u bë analizimi i përgjithshëm i rasteve të dhunës në familje për tre-mujorin e parë të vitit 2026, ku u diskutua për trajtimin e rasteve, sfidat e hasura dhe nevojën për rritjen e koordinimit ndërinstitucional.
Në kuadër të takimit u dhanë edhe rekomandime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim të parandalimit dhe trajtimit sa më efikas të rasteve të dhunës në familje, si dhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për viktimat.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët institucional në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Në fund të takimit u theksua se mekanizmi do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta dhe të punojë ngushtë për të adresuar çdo rast në mënyrë të koordinuar dhe profesionale.