Në ambientet e Komunës, u mbajt takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe zgjedhjes së strukturës udhëheqëse për mandatin e ri.
Takimi u hap nga Drejtori i DKA-së z.Remzi Bajselmani i cili përshëndeti të pranishmit dhe sqaroi rëndësinë e funksionalizimit të Këshillit të Prindërve si organ përfaqësues i prindërve në nivel komunal, duke theksuar rolin e tij në bashkëpunimin shkollë–prind–komunë dhe në mbështetjen e procesit edukativo-arsimor.
Pas miratimit të rendit të ditës, u procedua me pikën kryesore: zgjedhja e strukturës udhëheqëse të Këshillit të Prindërve.
Procesi i zgjedhjes u zhvillua në mënyrë demokratike dhe transparente, me propozime nga të pranishmit dhe votim të hapur.
Pas procesit të votimit, u zgjodh kjo përbërje e Këshillit të Prindërve:
• Kryetar: Shpëtim Selimi
• Nënkryetar1: Valmir Fetiu
• Nënkryetar2: Shpresa Bytyqi
• Sekretar: Arsim Gashi
• Anëtar: Leonora Berisha
• Anëtar: Ismet Zyba
• Anëtar: Drizana Elshani
Të zgjedhurit falënderuan për besimin e dhënë dhe u zotuan për bashkëpunim të ngushtë me shkollat, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe prindërit, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim.
Takimi u përmbyll me konkluzionin se Këshilli i Prindërve do të jetë aktiv dhe funksional në adresimin e çështjeve me interes për nxënësit dhe prindërit në nivel komunal.