DREJTORIA PËR BUJQËSI, ZHVILLIM RURAL DHE PYLLTARI
16.1 Në kuadër të drejtorisë për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari do të jenë këto 2, (dy)
sektorë si vijon;
16.1.1 Sektori i bujqësisë dhe zhvillim rural;
16.1.2 Sektori i pylltarisë;
16.2 Drejtoria për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari do të jetë përgjegjës për:
16.2.1 që në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Institucionet tjera
relevante ushtron përgjegjësi që i ka komuna në lëmin e bujqësisë në kuptim të gjerë,
pylltarisë, resurseve natyrore dhe zhvillimit rural;
16.2.2 përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë
prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore dhe zhvillimin rural në territorin e
komunës;
16.2.3 bënë nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapacitete të
tyre bujqësore;
16.2.4 organizon vizita studimore për fermerët, brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e
përvojave të tyre;
16.2.5 merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësin që ka bujqësia për
zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale, sigurimin e
ushqimit të mjaftueshëm, të freskët dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e
industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtarë si dhe mënyrën se si duhet qasur
asaj;
16.2.6 mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet,
kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve etj;
16.2.7 analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësit e zhvillimit të mëtejmë të
tyre, rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësit për mbështetje profesionale,
administrative dhe materiale;
16.2.8 hulumton mundësitë për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore,
përkujdeset të sigurojë që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme
bujqësore;
16.2.9 monitoron menaxhimin e vendgjuetive dhe organizimin e gjuetisë në territorin e
komunës;
16.2.10 në rast fatkeqësie elementare bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandimet
për masat e mëtejme;
16.2.11 bënë mbrojtjen e tokave bujqësore si dhe resurseve të tjera natyre nga degradimi;
16.2.12 bënë kontrollin e hapësirave afariste, objekteve, pajisjet, prodhimin, qarkullimin dhe
transportin e mallrave me origjinë bimore;
16.2.13 ruajta e pyjeve si resurse kombëtare, nga shfrytëzimi ilegal, dëmtimi, shkatërrimi dhe
format tjera të shfrytëzimit ilegal të pyjeve dhe tokave pyjore.
16.2.14 mbrojtja e pyjeve nga zjarri, dëmtuesit dhe sëmundjet me origjinë fitopatologjike dhe
entomologjike.
16.2.15 të ndalojë kullotjen ilegale, dëmtimet nga kullotja, nxjerrjen e gurëve, zhavorrit, rërës,
dheut dhe deponimeve mbeturinave në pyje pa lejen e organit përgjegjës;
16.2.16 të bёj fletëparaqitje për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit,
përpunimit të materialit drunor dhe jo drunor dhe të njëjtat të dërgojë në Gjykatat
kompetente;
16.2.17 rregullisht dhe në mënyrë të saktë të mbajë ditarin e punës për dëmet pyjore nga
prerjet ilegale, sëmundjet, dhe dëmtuesit pyjor ku konstatohet vendi, koha, sasia dhe lloji i
prerjes, vlera e dëmeve pyjore dhe të dhënat tjera;
16.2.18 ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.
16.3 Numri i të punësuarve në Drejtorinë për bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari është
katërmbëdhjetë (14).