BIOGRAFIA
Arta Gashi, u lind më 19 dhjetor 1985.
Shkollën fillore , të mesme, si dhe studimet universitare dhe pasuniversitare në Sociologji, i ka
përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ka fituar titullin Master i
Sociologjisë.
Karrierën profesionale e ka nisur në sektorin bankar, ku nga prilli 2008 deri në gusht 2015 ka
punuar si Këshilltare për Klientë në ProCredit Bank. Në këtë rol ka ofruar këshillim financiar, ka
ndihmuar klientët në zgjidhjen e çështjeve financiare, ka promovuar produkte bankare dhe ka
ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët, duke siguruar njëkohësisht përputhshmërinë
me rregulloret dhe politikat bankare.
Nga nëntori 2016 deri në tetor 2020, ka qenë e angazhuar si Analiste Kreditore dhe Arkatare në
AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë, ku ka kontribuar në analizën e kredive, menaxhimin
e transaksioneve financiare dhe ofrimin e shërbimeve financiare për klientë, duke zbatuar
standardet profesionale dhe procedurat rregullative.
Në periudhën tetor 2020 – janar 2026, ka punuar si mësimdhënëse e lëndës Edukatë Qytetare në
disa shkolla të Komunës së Suharekës, përfshirë Shkollën Fillore “7 Marsi” dhe Gjimnazin “Jeta
e Re”, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në edukimin dhe formimin e të rinjve, si dhe në
zhvillimin e tyre akademik dhe shoqëror.
Paralelisht, nga maji 2022 deri në shkurt 2025, ka shërbyer si Koordinatore e Projektit “Kontrata
Sociale” në organizatën Democracy Plus, projekt i mbështetur nga USAID për Komunën e
Suharekës. Në këtë rol, ajo ka koordinuar aktivitete që synonin forcimin e dialogut ndërmjet
komunës dhe qytetarëve, organizimin e takimeve publike dhe rritjen e transparencës,
llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse lokale.
Më 2 shkurt 2026 ajo është emëruar Nënkryetare e Komunës së Suharekës.
Arta Gashi synon të kontribuojë në qeverisje të mirë, shërbime publike cilësore dhe zhvillim të
qëndrueshëm të komunës, duke vendosur interesin e qytetarëve në qendër të veprimeve
institucionale.