Në kuadër të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale do të jenë këta 2, (dy) sektorë si vijon;
Sektori i Shëndetësisë
Sektori i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqeni sociale, do të jetë përgjegjëse për këto detyra;
hartimin e strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor që përfshinë: promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor, imunizimin;
monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës për ti identifikuar, analizuar shkaqet dhe zgjidhur në kohë problemet dhe rreziqet për shëndetin e popullatës;
zhvillimin e politikave dhe planeve që mbështesin përpjekjet shëndetësore të individit dhe komunitet në përgjithësi;
informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës rreth çështjeve shëndetësore dhe shëndetit publik;
mobilizimi i popullatës dhe grupit të eksperteve për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shëndetësore si dhe promovimin e shëndetit publik;
sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit sipas standardit të specifikuar nga ministria përkatëse;
kryerjen e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të qendrës për punë sociale ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari;
të zhvillojë buxhetin bazuar në nevojat lokale duke iu përmbajtur udhëzimeve nga MSH;
siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
raporton mbi të arriturat e objektivave të përcaktuara për Kryetarin e Komunës dhe Kuvendit të Komunës;
zhvillimi, monitorimi dhe zbatimi i rregulloreve ekzistuese që i lëshon MSH dhe Kuvendi i Komunës;
e drejta për të pasur, zhvilluar dhe për të përdorur pronën me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda komunës;
monitorimi dhe bashkëpunimi me QPS në Komunë rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës së Komunës;
bashkëpunon me MSH, vendos dhe zbaton politikat e mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe te gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS, në nivelin lokal;
mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike në nivel të komunës;
shërbimi me informata për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, konform strategjisë së kujdesit primar shëndetësor;
marrja e masave të mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me: sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës, sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit dhe aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit;
koordinimi dhe mbikëqyrja e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave dhe Qendrës për Punë Sociale;
vendos dhe mbledh bashkë-pagesat, propozon që t’i vendosë lirimet për shërbime ndaj qytetarëve nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin aplikativ;
marrja e hapave për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të Komunës;
përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët;
bënë kontrollimin dhe inspektimin në lëmin e sanitarisë në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi;
do t’i ushtroj edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, statut të komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;
Numri i të punësuarve në Drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale është nëntëmbëdhjetë (19).