Emri dhe mbiemri: Gent Gashi
Data e lindjes: 29.01.1991
Vendbanimi: Studençan
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Drejtoria për inspeksion do të jetë përgjegjëse për këto detyra:
- që të zbatojë ligjet dhe aktet tjera nënligjore si dhe Rregulloret e Kuvendit Komunal të Suharekës;
- inspektorët, sipas përgjegjësisë dhe kompetencave, kanë për qellim përcjelljen, monitorimi dhe marrja e masave, përmes vendimeve dhe konkluzioneve administrative, në funksion të mbikëqyrjes inspektuese, të fushave të rregulluara me ligje, akte nënligjore, vendime dhe urdhëresa në fuqi;
- ushtron kontrollimin dhe inspektimin e objekteve industriale,tregtare,dhe depove të mallrave-produkteve për treg;
- bën përcjelljen e çmimeve të artikujve dhe shikimin e faturave të tregtisë me shumicë dhe pakicë;
- hulumtojnë, konstatojnë, evidentojnë, udhëzojnë, evitojnë, ekzekutojnë dhe ushtrojnë fletëparaqitje në gjykatë;
- inspektorati kujdeset që të zbatohet plani urbanistik, gjegjësisht inspektimin e lejeve ndërtimore që lëshohen sipas dispozitave ligjore në fuqi;
- mbrojtja e konsumatorëve, gjegjësisht kujdesi për produktet ushqimore dhe joushqimore, të jenë në nivelin e duhur;
- mbrojtja e punëtorit në punë, mbrojtja dhe marrja e masave nga sëmundjet në shëndetësi, bujqësi, ambient, komunikacion, shërbime publike, veterinari, etj;
- koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve juridik sipas rregulloreve;
- bën mbikëqyrjen e mbrojtjes së ambientit në aspektin e mbeturinave, kanalizimit, ujit, shërbimeve tjera publike, për parandalimin e ndotjes dhe dëmtimin e ambientit;
- bën mbikëqyrjen e aktiviteteve të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient, materiet e rrezikshme dhe zonat e mbrojtura në natyrë duke identifikuar palën përgjegjëse;
- cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
- bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
- bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
- bënë kontrollin dhe inspektimin në lëmin e bujqësisë;
- kontrolli i hapësirave afariste, objekteve, pajisjet, prodhimin, qarkullimin dhe transportin e mallrave me origjinë bimore;
- merr masa për ruajtjen e shëndetit publikë dhe urdhëron tërheqjen e mallit të dyshimtë nga qarkullimi si dhe asgjësimin e tij;
- ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.