Komuna e Suharekës ka mbajtur dëgjim publik me banorë të fshatit Sllapuzhan për Kornizën Afatmesme të Buxhetit (KAB) për vitet 2027-2029.Në këtë dëgjim qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre për projektet prioritare që ata dëshirojnë të përfshihen në planifikimin buxhetor të viteve në vijim.
Procesi i dëgjimeve publike do të pasqyrohet në përpilimin e draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim.