Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, ka pritur sot një delegacion prej 4 anëtarësh, nga CDU- Essen i Gjermanisë, dy prej të cilëve poltikanë, përkatsisht delegatë në Asamble: Ulrich Beul dhe Besnik Kelmendi , poashtu delegat dhe kryetar për Integrimin e bashkimit Gjermano-Shqiptar, si dhe dy të tjerë përfaqsues të bisnesit në Gjermani, z.Bahri Tahiri , ROGRO Fenster und Turen dhe Mufail Sinani. Ky delegacion shoqërohej nga Pal Baftijaj, udhëheqës i Sektorit për Asistencë Sociale dhe Shëndetësore në Caritas Kosova. Gjatë këtij takimi u bisedua për funksionalizimin e Shtëpisë së pleqëve ne Gjinoc të Suharekës, ku gjermanët janë të interesuar të investojnë në këtë objekt që tash e disa vitë ka mbetur në mëshirën e kohës. Ky delegacion ka qenë edhe në vendin e ngjarjes dhe ka pa për së afërmi gjendjen e objektit. Kurse kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i ka njoftuar të pranishmit me gjendjën që ka objekti dhe ka shtuar se investitori nuk do të ketë problem sa i përket pronës apo dokumentacionit tjetër. Ne si Komunë jemi të interesuar ta funksionalizojmë objektin, por mjete tona nuk kemi, ka shtuar kryetari Muharremaj.
Ndërkaq, anëtarët e delegacionit gjerman, janë të knaqur me poxitën që ka objekti dhe se kanë premtuar se do të bëjnë çmos, pasi ata janë befasuar kur kanë kuptuar se e tërë Kosova ka vetëm një shtëpi të pleqëve në Prishtinë.