Më 26 tetor 2026, Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK), organizoi tryezën e diskutimit me temën “Avancimi i performancës së shkollës bazuar në dëshmi: përvoja dhe praktika”.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të DKA-së, drejtorë të shkollave, psikologë, pedagogë, mësimdhënës dhe koordinatorë të cilësisë, të cilët kontribuuan në diskutimet për sfidat dhe mundësitë e përmirësimit të cilësisë në arsim.
Qëllimi i tryezës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IPK-së, DKA-së dhe institucioneve arsimore, me fokus të veçantë në përmirësimin e performancës së shkollave, zhvillimin e aftësive të nxënësve në lexim-kuptim dhe shkrim-lexim, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.
Gjatë takimit u trajtuan strategjitë dhe metodat e mësimdhënies, nevojat për zhvillim profesional, krijimi dhe funksionalizimi i rrjeteve profesionale ndërmjet DKA-së dhe shkollave, si dhe mundësitë për zgjerimin e mbështetjes profesionale nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bazuar në dëshmi, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimit të nevojave konkrete të shkollave.
Drejtoria e DKA-së në Suharekë mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe institucionet arsimore, me synim avancimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin profesional të stafit arsimor dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve.
Bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional janë çelësi i përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim theksoi mes tjerash Drejtiri i DKA-së