Për planifikimin e buxhetit sot kanë diskutuar banorët e fshatit Studençan të cilët kanë qenë prezentë në takim. Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë dhënë ide lidhur me projektet që janë në interes për fshatin e tyre. Të gjitha propozimet dhe idet e tyre janë evidentuar në procesverbal dhe do të publikohen në webfaqen e Komunës si dhe do të merrën parasysh gjatë hartimit dhe planifikimit të Listës së projekteve të parapara për vitin 2024.