Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit – Bexhet Kuqi anëtaret e KPF-së (komiteti për politik dhe financa) kanë mbajtur mbledhje e shtatë të rregullt për vitin 2026, ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës;
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-9877;
4. Rishqyrtimi i vendimit 01-Nr-020-24518 për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale;
5. Shqyrtimi i projekt–vendimit paraprak për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raporti moniturues i zbatimit PZHK-së dhe të Hartës Zonale të Komunës së Suharekës;
7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2025, të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Eko-Theranda” SH.A
8. Informatë për administrimin e buxhetit të komunës së Suharekës për periudhën janar – qershor 2026;
9. Informatë për aktivitet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor 2026;
10. Raporti i Drejtorisë për Shërbime Pronësorë Juridike dhe Kadastër për menaxhimin e pronave për periudhen janar-qershor 2026;
Anëtarët e KPF-së diskutuan për pikat e parapara dhe, pas debatit, me shumicë votash i miratuan ato, duke rekomanduar procedimin e tyre për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës së Kuvendit.