Është mbajtur mbledhja e radhës e Asamblesë Komunale me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënen në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit;
- Shqyrtimi panit të veprimit për zbatimin e rekomadimeve të ZKA;
- Shqyrtimi raportit të auditimit për pasqyrat financiare të komunës së Suharekës për vitin 2019;
- Shqyrtimi raportit financiar i administrimit të buxhetit të komunës së Suharekës për periudhën janar-qershor 2020;
- Pyetje dhe përgjigjje;
- Pika shtesë- Projekt-vendimi për alokimin e mjeteve brenda fondit burimor (38), Granti qeveritar-rezervat për vitin fiskal 2020.
Kryesuesi i Asamblesë z.Bexhet Kuçi e ka hapur seancën duke përshëndetur takimin dhe duke e vënë në votim këtë rend dite.
Për të gjitha pikat e rendit të ditës, ka pasur debat të hapur për të cilat pika u diskutua veç e veç, ku të gjitha pikat janë votuar me shumicë votash.