Sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF) për vitin 2026. Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga sektori i shëndetësisë, arsimit, si dhe institucione dhe akterë të tjerë relevantë që janë pjesë e këtij mekanizmi.
Gjatë mbledhjes u bë analizimi i rasteve të dhunës në familje për tremujorin e dytë të vitit 2026, ku u diskutua për trajtimin e rasteve, sfidat e hasura gjatë kësaj periudhe dhe nevojën për forcimin e mëtejmë të koordinimit ndërinstitucional.
Pjesëmarrësit ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit institucional në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët