Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Suharekës Nr. 8336, si dhe nenin 31 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, organizon Dëgjimet Buxhetore për përgatitjen e Buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2027.
Në kuadër të këtyre dëgjimeve, qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre për planifikimin e buxhetit për vitin 2027