Deklarimi i vjeljes së rrushit për vitin 2026
Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë (DVV), pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë vreshtarët se deklarimi i vjeljes së rrushit është kriter ligjor i detyrueshëm për përfitimin e subvencioneve për sektorin e vreshtarisë.
Për këtë qëllim, të gjithë vreshtarët obligohen që, në periudhën nga data 1 shtator 2026 deri më 10 dhjetor 2026, të bëjnë deklarimin e sasisë së rrushit të vjelë, në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Deklarimi i vjeljes së rrushit është i domosdoshëm për pajisjen me Certifikatën e Vreshtarit, e cila shërben si dokument i rëndësishëm për përmbushjen e kritereve të përfitimit nga skemat e subvencionimit të Ministrisë së Bujqësisë.
U bëjmë thirrje të gjithë vreshtarëve që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të realizojnë deklarimin e vjeljes së rrushit brenda periudhës së paraparë, me qëllim të shmangies së pengesave në procedurat e përfitimit të subvencioneve.
Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë (DVV)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural