Nesër me datë 27.04.2023 profesionistët shëndetësor të QKMF “Rexhep Kuçi” do të fillojnë imunizimin (vaksinimin) e nxënësve të klasëve të para (I) dhe klasëve të gjashta (VI) në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Suharekë.
Nxënësit do të vaksinohën sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në të gjitha shkollat fillore të komunës ton.
Vaksinimi jo vetëm që i mbron fëmijët tuaj, por parandalon edhe shpërthimin e epidemive në shkolla.
Vaksinimet e rregullta për fëmijët janë të sigurta dhe efektive. Ato janë testuar tërësisht nga OBSH-ja dhe është provuar se parandalojnë sëmundje të rënda, duke shpëtuar miliona jetë fëmijësh çdo vit.
Me vaksinimin e rregullt, fëmijët zhvillojnë mbrojtje afatgjatë për të pasur një jetë të shëndetshme dhe cilësore.
Rekomandim për prindër: fëmijët duhet të ken me vete Fletorën e shëndetit të fëmijës