Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të vendbanimeve në Komunën e Suharekës, u mbajt takimi me banorët e qytetit të Suharekës.
Me këtë rast, u zgjodh Këshilli i Qytetit me këtë përbërje:
* Kryetar: Beqir Berisha
* Nënkryetare: Suada Berisha
* Sekretar: Haxhi Kuçi
* Anëtarë: Shpresim Kuçi, Albert Gashi, Arsim Kuçi, Bleron Veliu dhe Vesel Kuçi.
Komuna e Suharekës i uron kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Qytetit suksese në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në bashkëpunimin me institucionet komunale.