Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, si çdo të enjte edhe sot po vazhdon t’i mbaj takimet me qytetarë.
Të shumtë janë qytetarët të cilët duan t’a takojnë kryetarin Muharremaj, lidhur me problemet që ata deklarojnë se i kanë, në lidhje me punësimin gjendjen ekonomiko-sociale dhe infrastrukturore.
Kryetari Muharremaj, po i dëgjon kërkesat e tyre dhe sipas mundësive që ai i ka, mundohet që t’i dalë në ndihmë qytetarëve.