DEMOS-ia ( Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave) ka organizuar një punëtori sot në Suharekë rreth procesit të konsultimit për KAB-in. Z.Ramadan Klisurica, ka ligjëruar për rendësinë e angazhimit të Kuvendit Komunal në procesin e konsultimit të KAB-it dhe të buxhetit vjetor komunal. Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryesuesi i Kuvendit z. Bexhet B.Kuqi dhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa z. Labinot Halitjaha dhe zyrtar tjerë.