Komuna e Suharekës, po e bënë një punë të mirë në renovimin dhe meremteimin e disa urave në këtë Komunë, të cilat tash e disa vite kanë qenë në mëshirën e kohës dhe shumë herë i kanë sjellur telashe banorëve gjatë tejkalimit të tyre. Kështu, me ardhjen në krye të Komunës, Bali Muharremaj, ka vendosur që të sanoj të gjitha urat dhe ti bëjë të funksionueshme ashtu siç duhet. Këto ditë po punohet në renovimin e urës që lidh dy fshatra të kësaj Komune Reqanit me fshatin Bukosh. Punimet për renovimin e kësaj ure kanë filluar dhe sot kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka parë se si po punohet. Ai ka kërkuar nga punëkryesi që të punojë ashtu siç duhet, mirë dhe me kohë të kryej projektin. Kryetari Muharremaj është i vendosur që projektet që kanë nisur të përfundojnë me afat dhe puna të kryhet ashtu siç kërkohet me kualitete të parapara në kontratë.